Transmetuar më 03-06-2025, 22:39

Tiranë- Është gjetur nga policia e Tiranës pistoleta që ka përdorur 21-vjeçari Aldo Neziri për të plagosur 15-vjeçarin, në zonën e “Ali Demit”.

Mësohet se ai ka përdorur një pistoletë tip stilolaps, gjatë konfliktit me 15-vjeçarin në picerinë ku ai punonte. Arma ishte hehdur në tokë, në rrugën “Riza Çuka” Laprakë. I mituri mbeti i plagosur në shpatull dhe ndodhet ende në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 01.06.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Riza Çuka” Laprakë, kanë gjetur dhe sekuestruar armën atipike me të cilën shtetasi A. N, 21 vjeç, dyshohet se plagosi 15-vjeçarin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit