Transmetuar më 03-06-2025, 21:54

Tiranë- Të shtunën në mbrëmje do të luhet në Tiranë ndeshja Shqipëri-Serbie vlefshme për eleminatoret e kampionatit Botëror 2026 teksa masat e sigurisë kanë nisur të vihen në zbatim. Mësohet se rreth 1,500 forca policie do të jenë të angazhuara për garantimin e rendit, përfshirë njësinë RENEA, Anti-terrorin dhe SHISH-in. Po ashtu bëhet me dije se fokusi do të jetë i veçantë mbi përfaqësuesen serbe që do të shoqërohet nga momenti i mbërritjes në Tiranë deri në largim.

Ndërkohë në stadium do të instalohen kamera me njohje të fytyrës për të identifikuar çdo person që mund të shkaktojë incidente. Gjithashtu, do të përdoren sisteme antidron për të parandaluar çdo kërcënim nga ajri. Çdo biletë është e personalizuar dhe tifozët duhet të paraqesin kartën e identitetit në hyrje për verifikim.

Nga ana tjetër, rrugët kryesore që çojnë drejt stadiumit do të bllokohen për qarkullimin e automjeteve. Bizneset pranë stadiumit janë urdhëruar të mbyllen përkohësisht, dhe nuk do të lejohet qëndrimi i personave në ballkonet apo dritaret e banesave që kanë pamje nga stadiumi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit