

TIRANË- Policia ka arrestuar sot autorin e plagosjes së kamarierit 15-vjeçar në një piceri në rrugën Ali Demi në Tiranë. Dy ditë pas ngjarjes blutë blutë kanë bërë të mundur prangosjen e 21-vjeçarit Aldo Neziri. Ai akuzohet për plagosje të rëndë me dashje si dhe për armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, i mituri që mbeti i plagosur vijon të marrë trajtim mjekësor në spitalin e Traumës, edhe pse ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Plagosi me armë atipike, për motive të dobëta 15-vjeçarin në një piceri te “Ali Demi” si rezultat i kontrolleve të pandërprera, bazuar edhe në inteligjencën policore, kapet dhe vihet në pranga nga Policia.
Dje u arrestuan edhe 3 punonjës të picerisë, pasi dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri. Vijon puna për kapjen e administratorit të picerisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i kontrolleve të pandërprera, bazuar në inteligjencën policore, kapën dhe ndaluan shtetasin A. N., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 01.06.2025, në një piceri te “Ali Demi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë atipike një 15-vjeçar.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të 21-vjeçarit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






