

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në rrugën Bulqizë – Peshkopi në vendin e quajtur Vajkal. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë ku njëra ka përfunduar e shkatërruar jashtë rrugës.
Të dy automjetet kishin vetëm drejtuesit të cilët janë plagosur si pasojë e përplasjes. Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Bulqizës ku mësohet se fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Ky nuk është aksidenti i parë në këtë vend pasi vetëm pak javë më parë një mësuese u përplas për vdekje nga një automjet në lëvizje. Në këtë segment rrugor automjetet qarkullojnë me shpejtësi të lartë, ndërsa është kryqëzim i rrugës së Arbrit me rrugën e lagjes së vjetër të Bulqizës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






