

Kamëz- 74-vjeçari Skënder Cena është maturanti më i vjetër që ka hyrë sot për të zhvilluar provimin e anglishtes në Kamëz. Cena i datëlindjes 08.11.1951, është një i moshuar me vullnet të hekurt që zgjodhi të trokasë sërish në dyert e Shkollës se Mesme Profesionale Kamëz.
Ai u regjistrua për të hyrë në provimin e gjuhës së huaj që do të zhvillohet me 3 qershor dhe më pas për të marrë diplomën e maturës shtetërore, në degën “shërbime mjetesh transporti”.
Po cila është historia e Skënderit? Dhe përse ai rikthehet pranë kësaj shkolle me shpresën për ta përmbyllur me sukses ciklin? I moshuari e ka përmbyllur procesin mësimor, cikli part time në vitin 2016. Atë vit, ai ka marrë të gjitha provimet përvec gjuhes së huaj anglisht.
E vetmja mundësi që ai të diplomohet është të hyjë në provim dhe të marrë notë kaluese. Ndaj ai ka bërë plotësimin e formularit A1Z, që të paraqitet në provim dhe të asistohet për shkak se ka shikim të dobët.
Ai sot dotë ulet në bankën e shkollës për të dhënë provimin, edhe pse është 74-vjec. Shembuj të tillë, si ai i Skënderit dëshmojnë se për tu shkolluar nuk është kurrë vonë. E këtë shembull më së shumti duhet ta ndjekin të rinjtë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






