

Skandali me rrjedhjen e tezave në Maturën Shtetërore vijon edhe këtë vit. Vetëm 30 minuta pas nisjes së provimit të Gjuhës së Huaj, në rrjetet sociale është publikuar varianti B i tezës së gjuhës angleze.
Ndërkohë që testimi zgjat deri në orën 12:30, publikimi i tezës gjatë zhvillimit të provimit ngre sërish shqetësime serioze mbi sigurinë dhe besueshmërinë e procesit.
Ky nuk është rasti i parë që ndodh një rrjedhje e tillë, duke dëshmuar për mungesën e masave të rrepta për mbrojtjen e materialeve konfidenciale të provimeve të Maturës. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Ministria e Arsimit lidhur me rastin.









Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






