Transmetuar më 03-06-2025, 07:54

MAL I ZI- Momenti që çoi në vdekjen tragjike të 19-vjeçares serbe Tijana Radoniç, kur ajo ia hoqi rripin e parashutës dhe ra 50 metra në boshllëk në Mal të Zi u kap nga një kamera sigurie. Videoja tregon Radoniç e cila po kalon atak paniku në lartësi dhe vendos të hapë të gjitha rripat me të cilat ishte lidhur.

Kjo solli që më pas ajo të binte nga lartësia ku dhe himni jetën. Pushuesit e tmerruar të plazhit përshkruan se si e dëgjuan Tijanën të bërtiste sekonda para se të binte: “Më ulni poshtë! Më ulni poshtë!” Mediat lokale raportuan se incidenti tragjik ndodhi ndërsa 19-vjeçarja po filmonte një video promovuese për një agjenci turistike lokale. Videoja dyshohet se tregon 19-vjeçaren me bikini duke fluturuar e lumtur mbi Rivierën e Budvës.

Dëshmitarët u thanë mediave lokale se ajo dukej e lumtur dhe e relaksuar ndërsa po e lidhnin me rripin e sigurimit dhe po e udhëzonin se si të ulej. Megjithatë, dyshohet se ajo mund të ketë pësuar një “sulm paniku”. Policia po heton rrethanat e vdekjes së saj, ndërsa pronari i kompanisë turistike tha se 19-vjeçarja dukej e lumtur para aktivitetit.

"Ajo ishte e lumtur dhe me humor të mirë para fluturimit. Ajo nuk tregoi frikë nga lartësitë apo fluturimi. Para se të niseshim, ajo po u bënte me dorë miqve të saj në plazh dhe ata ia kthyen me dorë. Gjithçka dukej mirë. Nuk e dimë pse ajo e zgjidhi rripin e sigurimit dhe u hodh. Mendoj se nuk e bëri me vetëdije, por në një moment frike të pakontrollueshme," tha ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit