

Tiranë- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu, ka paraqitur sot një kërkesë me shkrim drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), duke kërkuar përjashtimin e anëtarit Ilir Rusmaili nga shqyrtimi i ankimimeve të PD-së për rezultatin e zgjedhjeve.
Në këtë kërkesë, PD argumenton se Rusmaili ndodhet në konflikt interesi, pasi mban funksionin e këshilltarit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, dhe për këtë arsye nuk mund të jetë i paanshëm në trajtimin e kërkesave që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






