Transmetuar më 02-06-2025, 13:05

Tiranë, 2 qershor 2025 – Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj pjesëmarrjes së kryeministrit Edi Rama në finalen e Champions League, duke e akuzuar këtë të fundit për luks të tepruar dhe sjellje të papërgjegjshme në një kohë krize për vendin.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha theksoi se Rama ka udhëtuar drejt finales me një avion çarter dhe ka shpenzuar 30 deri në 40 mijë euro për bileta. Ai shtoi se kreu i qeverisë është fotografuar më pas me Nusretin, ku ka konsumuar biftekun e famshëm me ar të kuq, që kushton 1 mijë dollarë.

“Thuhet se Edi Rama me çarter dhe me bileta që shkojnë tek 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen dhe doli me Nusretin e 1 mijë dollarëve biftekun. Sigurisht si sheik, shijon krimet e tij, krimet monstruoze elektorale që ka bërë”, u shpreh Berisha.

Deklarata e Berishës vjen në një moment kur ai vetë ndodhet nën masë sigurie "arrest shtëpie", ndërsa ka qenë shumë aktiv me reagime politike përmes daljesh publike dhe rrjeteve sociale. Deri më tani nuk ka reagim nga ana e Kryeministrisë lidhur me këto akuza.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit