

Tiranë- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në zonën e “Ali Demit”, ku u plagos me armë zjarri një 15-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur brenda një picerie, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Nga hetimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 1, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar, shtetasi A. N., 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri atipike të miturin.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për:
“Plagosje e rëndë me dashje”
“Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”
Policia vijon kërkimet për kapjen e tij, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






