Transmetuar më 02-06-2025, 10:08

Tiranë- Sali Berisha paraqitet në SPAK në kuadër të masës “detyrim paraqitje”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”.

Kjo është një nga paraqitjet e radhës së kryedemokratit në kuadër të hetimeve mbi çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, për të cilën Berisha është nën hetim nga autoritetet e drejtësisë.

Jashtë ambienteve të SPAK, Berisha është përshëndetur nga mbështetës të tij, të cilët ishin të pranishëm në shenjë solidariteti. Në mesin e tyre ndodheshin edhe figura drejtuese të Partisë Demokratike.

Grupi hetimor vijon punën mbi çështjen, ndërsa Berisha deri më tani ka mohuar çdo akuzë, duke e konsideruar këtë proces si politikisht të motivuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit