Transmetuar më 02-06-2025, 10:09

Drejtori sportiv i Barcelonës, portugezi Deco, ka folur për zërat që lidhin sulmuesin e Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres, me një transferim të mundshëm te blaugranat në merkaton e kësaj vere. Deklarata e tij ishte e qartë dhe përjashtuese:

"Nuk është momenti për të folur për merkaton. Gyokeres është një sulmues i madh, që ka bërë shumë për Sportingun këtë sezon, por nuk duam ta përforcojmë atë rol, të sulmuesit të qendrës. Ne kemi tashmë Lewandowskin aty".

Statistikat e sulmuesit suedez janë mbresëlënëse: 54 gola në 52 ndeshje, në të gjitha kompeticionet, me 13 asistime, përfshirë 39 gola në vetëm 33 ndeshje kampionati dhe 8 asistime. Në moshën 26-vjeçare, Gyokeres po mbyll një sezon të jashtëzakonshëm, duke ndihmuar Sportingun të fitojë kampionatin dhe kupën kombëtare, pavarësisht largimit të trajnerit Rúben Amorim gjatë rrugës.

Këto shifra kanë bërë që shumë klube të mëdha europiane të interesohen për të dhe janë gati të ofrojnë shuma marramendëse për ta transferuar. Për momentin, Barcelona duket e përjashtuar nga gara.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit