

UEFA ka publikuar skuadrën e sezonit (top-formacionin) e Champions League 2024-2025, përzgjedhur nga grupi i saj i vëzhguesve teknikë, të cilët kanë ndjekur të gjithë garën, duke analizuar statistika dhe pamje video.
Po cilët janë këta vëzhgues të UEFA-s? Emra të njohur të futbollit botëror si Rafa Benítez, Roberto Martínez, David Moyes, Michael O’Neill, Ole Gunnar Solskjær, Gareth Southgate, Frank de Boer, Avram Grant dhe Aitor Karanka.
Në këtë formacion ideal është përfshirë vetëm një lojtar i Interit, Alessandro Bastoni, mes mbrojtësve. Mungojnë emra si Denzel Dumfries dhe Lautaro Martinez, të penalizuar nga paraqitja zhgënjyese në finalen e humbur 5-0 ndaj PSG-së.
Ndërkohë, top-formacioni në fjalë dominohet totalisht nga PSG, që sapo fitoi Champions-in për herë të parë në histori, me 7 lojtarë të përfshirë.

Ja top-formacioni zyrtar i UEFA-s (4-4-2):
Portier: Donnarumma (PSG)
Mbrojtës: Hakimi (PSG), Marquinhos (PSG), Bastoni (Inter), Nuno Mendes (PSG)
Mesfushorë: Lamine Yamal (Barcelona), Vitinha (PSG), Declan Rice (Arsenal), Raphinha (Barcelona)
Sulmues: Dembélé (PSG), Désiré Doué (PSG)
Kjo përzgjedhje reflekton superioritetin absolut të PSG-së në këtë edicion të Champions League, ndërsa për Interin mbetet vetëm një përfaqësues simbolik, pavarësisht rrugëtimit deri në finale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






