Transmetuar më 01-06-2025, 23:14

Tiranë – Portugalia U17 ka fituar Europianin e të rinjve që u mbajt për herë të parë në Shqipëri. Portugezët triumfuan 0-3 ndaJ Francës, në sfidën e zhvilluar në “Arenën Kombëtare”.

Kabral dhe Kunja i dhuruan epërsinë e dyfishtë ekipit të Binos, duke shkuar kështu në avantazh në dhomat e zhveshjes. Çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë, Neves thelloi shifrat.

Kujtojmë që Portugalia, e cila kishte në grup edhe Shqipëria, eliminoi Italinë në gjysmëfinale.

Ky trofe, shumë i rëndësishëm për luzitanët e vegjël, vjen kështu në Europianin historik “Shqipëri 2025”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit