Transmetuar më 01-06-2025, 21:49

Tiranë, 1 qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti në një piceri.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, kur i mituri është paraqitur në spital me plagë në zonën mes qafës dhe shpatullës. Ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në një nga spitalet e kryeqytetit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta mes 15-vjeçarit dhe një motoristi, i cili më pas ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tij.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, por pa e bërë ende publik identitetin e tij, për shkak se hetimet janë në vijim.

Ende nuk janë siguruar pamje filmike nga kamerat e sigurisë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. Hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave vazhdojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit