

TURQI- Delegacioni ukrainas do të udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umyerov, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski. Deri tani Kievi e kishte lënë të hapur, nëse do të merrte pjesë në rundin e dytë të bisedimeve të propozuar nga Rusia.
Sipas burimeve në Ministrinë e Jashtme turke bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll pritet të fillojë të hënën pasdite, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Pallatin Ciragan.
Ukraina qëndron tek kushtet e njohura për marrëveshjen e paqes
Ukraina nuk e ka ndryshuar kornizën e saj të kushteve për një përfundim të mundshëm të luftës. Kjo merret vesh nga një dokument i siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, i cili pritet të jetë baza për bisedimet e së hënës në Stamboll.
Sipas tij planifikohet një armëpushim prej të paktën 30 ditësh si dhe shkëmbimi i të gjithë të robërve të të luftës. Po ashtu fëmijët ukrainas që janë çuar në territorin rus duhet të rikthehen në atdheun e tyre. Më pas do të ketë një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski dhe atij rus Vladimir Putin./DW
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






