

Tiranë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ali Demit, ku një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri brenda një picerie.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 17:10, i mituri është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, ku mjekët konfirmuan se ai kishte marrë një plagë nga armë zjarri. Dyshohet se plagosja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.
Fatmirësisht, adoleshenti ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet nga stafi mjekësor. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të plagosjes, por për shkak të ecurisë së hetimit, identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur. Forcat e rendit janë në ndjekje të mëtejshme të të dyshuarit, ndërkohë që vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
L.L.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






