Transmetuar më 01-06-2025, 17:02

Një zjarr i madh ka përfshirë masivin pyjor të Darëzezës, me flakët që po përhapen me shpejtësi për shkak të erës.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje janë dërguar katër mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Mësohet se zjarri është aktiv në tre vatra.

Teksa forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë flakët nën kontroll, gjatë orëve në vijim pritet një njoftim zyrtar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit