Transmetuar më 01-06-2025, 15:28

Vlorë – Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi Luan Llanaj, 19 vjeç, ndërkohë që shtetasi Tomor M. është dërguar në spital për ndihmë mjekësore

Vlorë, 1 qershor 2025 – Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Demokracia”, pranë zonës së njohur si “Pusi i Mezinit”, ku një motomjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Sipas burimeve paraprake nga Policia, dy shtetas po udhëtonin me motomjet kur dyshohet se kanë humbur kontrollin e drejtimit, duke përfunduar jashtë rruge dhe më pas u përplasën me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi Luan Llanaj, 19 vjeç, ndërsa pasagjeri tjetër, Tomorr M., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për përcaktimin se kush nga të dy udhëtonte si drejtues i motomjetit në momentin e aksidentit. /noa.al

Foto: Pamje në vendngjarje

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit