

Përditësuar
Vlorë- Një aksident ka ndodhur pak më parë në hyrje të qytetit të Vlorës nga ku mësohet se një automjet me dy të rinj janë përfshirë në përplasjen dramatike.
Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 13:40, në rrugën “Demokracia”, pranë vendit të quajtur “Pusi i Mezinit”.
Policia tha se dy të einj, duke udhëtuar me një motomjet, dyshohet se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi L. Ll., 19 vjeç, ndërkohë që i riu tjetër, T. M. është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Vlorë/Në vijim të informacionit për aksidentin e ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.
Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.
Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ishte në vendngjarje dhe tha se po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shtetasit që ishte në drejtim të motomjetit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






