

DURRËS- Një turist ka humbur jetën dhe një tjetër është gjetur në gjendje të rëndë nga Policia Kufitare, gjatë një patrullimi rastësor në ujërat detare shqiptare ditën e sotme.
Bëhet me dije se Policia Kufitare ka transportuar dy persona të huaj, nga të cilët një ka humbur jetën dhe personi tjetër u mor nga ambulanca në gjendje shoku.
Sipas informacioneve paraprake, personat nuk kishin mjete identifikuese, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Gjithashtu bëhet me dije se mjetit i tyre i ishte fikur motori dhe besohet se dy personat kanë vuajtur hipoterminë e mundshme në det të hapur (i ftohti dhe uji).
Më vonë janë identifikuar personat e përfshirë në ngjarje. Ata janë 34 vjeçari Asare Boeng që humbi jeyën dhe e dashura e tij, 31 vjeçarja Vera Buame, aktualisht në gjendje të rëndë, që të dy turistë të huaj.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, të datës 01.06.2025, shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës janë njoftuar se, në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës, dy shtetas që lundronin me një mjet lundrues Jet Ski, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë.
Shërbimet e Policisë Kufitare, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar me mjet lundrues menjëherë në ndihmë të dy shtetasve që kishin rënë në ujë, duke bërë transportimin e tyre për në port, me qëllim transportimin drejt spitalit.
Nga verifikimet paraprake të ekipit të urgjencës së spitalit, që ishte në pritje në port, rezultoi se njëri prej shtetasve që lundronin me Jet Ski, konkretisht shtetasi S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, u transportua për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aktualisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






