

Tiranë, 1 qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Astirit në kryeqytet, ku një burrë 41-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia e Tiranës bën me dije sot se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 6 kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin K. G., 45 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur viktimën me mjet prerës në këmbë.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, forcat policore po punojnë për kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






