

Devoll – Aksident tragjik në hyrje të Bilishtit, humb jetën drejtuesi i motorit
Devoll, 31 maj 2025 – Rreth orës 11:10 të paradites, në hyrje të qytetit të Bilishtit, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor mes një motomjeti dhe një automjeti.
Sipas informacioneve paraprake, motomjeti që drejtohej nga shtetasi Besart Kyçyku, 67 vjeç, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi Besim Stena, 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, Besarti, ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al
Pamje në vendngjarje
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






