

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi ka tentuar të zaptojë me forcë banesën e një 38-vjeçareje.
Policia thotë se këtë ai e ka tentuar edhe më herët, ndërsa dje kishte thyer derën e banesës dhe pasi kishte ndërruar bravën, kishte montuar edhe kamera sigurie. Sipas policisë, 38-vjeçarja disponon certifikatë pronësie për banesën.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 31.05.2025, është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar banesën e shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese në Ksamil, e cila është e pajisur me certifikatë pronësie për këtë banesë.
Ky shtetas dyshohet se ka hapur me forcë dhe ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar e vendosur kamera sigurie dhe një portë të re, në banesën e 38-vjeçares", njofton policia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






