

Durrës — Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë të koduar “Porcione”, i cili kishte në shënjestër trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza të vogla në qytet.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, dhe çoi në arrestimin e një shtetasi 22-vjeçar, me inicialet Leonard Limani, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza të dyshuara me kokainë, të fshehura në një ndarje të modifikuar të automjetit, të gatshme për t’u shpërndarë në treg.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.
DVP Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porcione”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.
Sekuestrohen dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si rezultat i hetimeve të bazuara në informacionet policore, shërbimet e DVP Durrës kanë finalizuar një tjetër operacion policor, të koduar “Porcione”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
L. L., 22 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në një vend të përshtatur për të fshehur lëndën narkotike, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në dhjetëra porcione, gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






