

Ndryshime të papritura, tensione të brendshme dhe sfida të jashtme: për këto tre shenja, qershori është muaj reflektimi, durimi dhe rishikimi
Ndërsa disa shenja përfitojnë nga një qiell me ndikime të favorshme, të tjera përballen me periudha tensioni, vendimesh të vështira dhe situata që kërkojnë mençuri.
Në qershor 2025, tre shenja do të ndihen të sfiduara, por jo të humbura – përkundrazi, kjo është një kohë për të kuptuar vlerën e durimit dhe për të forcuar themelin e jetës së tyre. Ja cilat janë:
—
1. Ujori – Rrugë të reja, por me tension dhe shpërthime emocionale
Muaji sjell një ngarkesë të lartë energjie dhe një ndjesi se gjithçka mund të shpërthejë në çdo moment. Urani nxit nevojën për liri, për ndryshime të mëdha dhe vendime të guximshme, por kjo mund të sjellë gjithashtu përplasje me figura autoritare, kolegë apo partnerë. Impulsiviteti është armiku kryesor, dhe tensionet në marrëdhënie mund të rriten, sidomos nëse mungon ndjeshmëria apo mirëkuptimi. Në dashuri rrezikohet përçarja nëse mungon liria. Eshtë koha për të ruajtur ekuilibrin dhe për të mos djegur ura me veprime të nxituara.
—
2. Bricjapi – Një periudhë reflektimi dhe riorganizimi
Jupiteri në opozitë sjell vonesa, kufizime dhe sfida që kërkojnë përqendrim të madh. Bricjapi është i detyruar të rishikojë lidhje, plane dhe rrugë jetësore që nuk japin më fryte. Kjo mund të ndikojë në sferën ekonomike, ku këshillohet maturi ekstreme për investime apo shpenzime familjare. Edhe në marrëdhënie dashurore, mungesa e përkushtimit ose e ngrohtësisë mund të sjellë një ftohje. Nuk është një muaj për të ndërmarrë hapa të mëdhenj, por për të analizuar thellë çdo lëvizje, për të mos bërë gabime që mund të kushtojnë.
—
3. Luani – Durim në vend të impulsit, vlerësim në vend të ngutjes
Pas muajve energjikë si prilli dhe maji, qershori sjell një ndjesi ngecjeje. Proceset burokratike, çështje ligjore ose probleme në punë kërkojnë kohë dhe lodhin psikologjikisht. Edhe në dashuri, Venusi i disonuar ngre pikëpyetje mbi lidhje që nuk funksionojnë mirë – apo që janë mbështetur në iluzione. Për beqarët, ka mundësi njohjesh, por nuk janë ende në periudhë lulëzimi. Këshilla është të mos nxitoheni dhe të mos sakrifikoni stabilitetin për një dëshirë kalimtare. Qershori është një muaj pastrimi dhe filtrimi – shpërblimi do vijë më vonë.
Lexoni horoskopin analitik për të 12 shenjat e zodiakut në këtë përkthim ekskluziv nga noa.al duke klikuar këtu. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






