

Peshqit – Horoskopi mujor për qershor 2025/ Rikthimi i besimit, mundësive dhe ndjeshmërisë: një muaj i rëndësishëm për rilindje personale dhe emocionale
Qershori hap një kapitull të ri për shenjën e Peshqve. Me largimin e ndikimit të vështirë të Jupiterit që ka qenë për muaj me radhë në kundërshti, vjen një frymëmarrje e re, një lehtësim i dukshëm në ritmin e jetës, si dhe mundësi konkrete për të korrur frytet e përpjekjeve të tua.
Kjo është një kohë për të ndier më shumë siguri, për të shpresuar, për të rindërtuar.
Peshqit ♓
Nga ky muaj, Jupiteri – planeti i fatit dhe zgjerimit – kthehet në krahun tënd dhe të jep mbështetje në shumë drejtime. Do të ndjesh se pavarësisht vështirësive të mëparshme, shumë prej përpjekjeve që ke bërë, madje edhe ato më të lodhshmet apo zhgënjyese, fillojnë më në fund të japin rezultat. Vjen një ndjesi e qartë që gjërat po shkojnë më mirë, që rruga është më e hapur dhe më e sigurt.
Për ata që punojnë në mënyrë të pavarur, me orare fleksibël, me kontrata të përkohshme apo me thirrje, qershori sjell stabilitet. Do të ketë kërkesa të reja për shërbimet e tua, propozime konkrete, e ndoshta edhe zgjatje të kontratave që forcojnë pozitën tënde në fushën e punës. Puna fillon të japë fryte, veçanërisht nëse në të kaluarën ke ndërtuar një reputacion të mirë dhe je treguar i përkushtuar.
Për ata që ndjekin studime apo janë në proces trajnimi, është një muaj ideal për të kaluar provime të rëndësishme, për të marrë çertifikime apo për të përmbyllur cikle me sukses. Qielli është në anën tënde, por natyrisht, gjithçka varet edhe nga përkushtimi yt.
Në planin emocional dhe shoqëror, rikthehet dëshira për të jetuar momente intime, për të ndarë, për të pasur pranë njerëz që të japin ngrohtësi. Peshqit që janë ndjerë të vetmuar do të ndiejnë një ngrohje të zemrës, një afrim me të tjerët që i kthen sërish në qendër të jetës shoqërore. Njohje të reja, miqësi që thellohen, dhe ndoshta edhe dashuri të reja.
Në familje, projektet që lidhen me shtëpinë, me fëmijët apo me jetën bashkëshortore janë në zhvillim dhe më në fund mund të realizohen. Edhe nëse ka patur tensione në çift, me pak durim dhe vullnet të mirë do të mund të gjeni një gjuhë të përbashkët, të diskutoni pa nerva, të sqaroni pozicionet tuaja – edhe në rastet kur mendimet janë të kundërta.
Nëse ndarja është e pashmangshme, do të ndodhë pa dramë: më tepër si një çlirim i domosdoshëm që sjell qetësi dhe një fazë të re, të më të shëndetshme emocionale. Disa Peshq mund të ndihen të tërhequr nga dy persona në të njëjtën kohë, ndjesi të forta që më parë nuk do t’i kishin lejuar vetes. Tani dashuria nuk ka më format fikse të së kaluarës: edhe një lidhje “part-time”, që dikur do të dukej e pamundur për ty, mund të jetë e pranueshme – nëse të sjell kënaqësi.
Energjia jote do të rritet, motivimi po ashtu, dhe do të ndihesh më në harmoni me veten dhe të tjerët. Ky është një muaj për të çliruar emocionet, për të ndërtuar marrëdhënie më të qëndrueshme dhe për të shijuar rezultatet e punës tënde me besim dhe gëzim. Mos ki frikë të rrezikosh me zemrën dhe me projektet e tua – qielli po të mbështet fuqishëm.
Lexoni horoskopin analitik për të 12 shenjat e zodiakut në këtë përkthim ekskluziv nga noa.al duke klikuar këtu. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






