

GJERMANI – Asnjë pendesë, vetëm dashuri dhe respekt për të kaluarën. Kylian Mbappé, tashmë lojtar i Real Madridit, ka dërguar një mesazh të ngrohtë për Paris Saint-Germain pas fitores historike 5-0 ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Dita e madhe më në fund ka ardhur. Një fitore me stilin e një klubi të madh. Urime PSG!”, shkroi ‘ylli’ francez nga Madridi, duke përshëndetur suksesin e madh të skuadrës së Luis Enrique-s, edhe pse këtë herë vetëm si spektator.
Vetëm verën e kaluar, pas disa përpjekjesh për të fituar trofeun më të madh evropian me PSG-në, Mbappé vendosi të largohej nga klubi parizien dhe t’i bashkohej Real Madridit, skuadër me më shumë traditë në Europë dhe që ai e kishte shprehur gjithmonë se e kishte për zemër. Largimi i tij bëri bujë të madhe, veçanërisht sepse ndodhi me parametër zero.
Tani, ndërsa përgatitet për të provuar sërish të fitojë Champions-in me Realin, Mbappé e sheh nga larg suksesin e atij klubi që i dha aq shumë dhe që ai e lavdëroi pa asnjë hidhërim. Gjest fisnik nga një kampion që nuk harron rrënjët.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






