Transmetuar më 01-06-2025, 06:36

Vrasje me armë zjarri në Tale të Lezhës – Ekzekutohet 57-vjeçari para banesës

Lezhë – Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme fshatin Tale, ku një shtetas është vrarë me armë zjarri në befasi. Teksa ishte kthyer në shtëpi, vrasësit që e ndiqnin e qëlluan me tu futur në oborrin e banesën dhe e lanë të vdekur në vend.

Viktima është identifikuar Pjetër Kaza 57 vjeç, banues në këtë zonë bregdetare.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në momentin që ai po kthehej me automjetin personal. Autorët dyshohet se e kanë pritur në befasi dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë dërguar forcat e Policisë së Lezhës të mbështetura nga Njësia e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Shkodër.

Gjithashtu është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorit të çështjes, po kryen veprimet e para hetimore në terren, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Hetimet janë në vijim dhe autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për motivin e mundshëm të vrasjes. /noa.al

Pamje në vendngjarje

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit