Transmetuar më 31-05-2025, 22:59

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf historik 5-0 Interin në finalen e madhe të Mynihut.

PSG-INTER 5-0

12′ Hakimi, 20′, 63′ Doue, 73’Kvaratskhelia, 85′ Majulu

NGJARJET KRYESORE

90’ Mbyllet ndeshja me fitoren 5-0 të PSG.

85’ GOOOL PSG! Aksion i pabesueshëm me shumë pasime i francezëve, adoleshenti Majulu shënon para Zomer.

84’ Kvaratskhelia, Fabian Ruiz dhe ZHoa Nevesh i lënë vendin ën fushë Zair-Emeri, Gonçalo Ramos dhe Majulu.

81’ Barkola i shtrin të gjithë me radhë pasi depërton në zonë, por në mënyrë të pabesueshme gjuan jashtë.

80’ Gjuajtja e fortë e Zalevskit nga distanca, sfera shkon në duart e Donarumës.

75’ Turam ka mundësinë të shënojë me një diagonale nga e majta, por gjuajtja e tij ndalet nga Donaruma. 73’ GOOOL PSG 4-0/ Francezët e pamëshirshëm nuk ndalen me një kundërsulm të jashtëzakonshëm të finalizuar nga Kvaratskhelia.

70’ Tjetër zbritje e shpejtë e francezëve, në fund topi shkon te Barkola i cili nuk gjen portën duke fluturuar sferën mbi traversë.

66’ Luis Enrike largon nga fusha Doue, për t’i bërë vend Barkola.

63’ GOOOL PSG 3-0/ Dembele pason me thembër duke nisur kundërsulmin perfekt të parisienëve, të finalizuar nga Doue.

63’ Bisek del nga fusha i dëmtuar bashkë me Mkhitarjan, ndërsa i bën vend Karlos Augusto dhe Darmian.

61’ Kundërsulm perfekt i francezëve me Hakimin në të djathtën, gjuajtja e tij diagonale përsëri nuk shkon në portën e Zomer.

55’ Pas një goditje këndi, një dalje e gabuar e Donarumas krijon pak panik në zonën e PSG, por në fund gjuajtja e Barelas bllokohet nga mbrojtësit e skuadrës franceze.

54’ Bisek dhe Zalevski marrin vendin e Pavard dhe Dimarko në radhët e Interit.

53’ Dembele gjen hapësirë në të majtën, gjuan drejt shtyllës së dytë, por nuk gjen portën.

50’ Kundërsulm thuajse perfekt i francezëve, Kvaratskhelia gjendet përsëri i vetëm në zonë, por edhe një herë gjuajtja e tij nuk gjen portën.

49’ Interi kërkon prekje topi me dorë në zonë, gjyqtari akordon një të tillë kundër italianëve.

49’ Harkim i rrezikshëm në zonë për Turam, Hakimi nuk rrezikon dhe i dhuron italianëve goditje këndi.

46’ Menjëherë një depërtim i Kvaratskhelias në të majtën, gjuajtja e tij nuk gjen portën e Zomer.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin 2-0 të PSG.

45’+2’ Edhe Kvaratskhelia gjuan pas një depërtimi nga e majta, sfera devijohet dhe përfundon jashtë katërkëndorit të italianëve.

45’+1’ Doue gjen një hapësirë për të gjuajtur nga jashtë zonës, sfera shkon jashtë, ngjitur me shtyllën në të majtën e Zomer.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Doue nga e majta harkon në shtyllën e dytë ku gjen Dembele, gjuajtja e të cilit godet vetëm traversën e portës së Zomer. (VIDEO)

42’ Interi merr më shumë iniciativën në këto minuta, por pa gjetur të çarën për të goditur në portën e Donarumës.

37’ Një goditje këndi nga e djathta e Çalhanollu gjen Turam në shtyllën e dytë, gjuajtja e tij me kokë shkon jashtë jo shumë larg portës së Donarumës.

34’ Harkimi i një goditje këndi gjen Markinjos, gjuajtja e tij me kokë nuk gjen katërkëndorin.

27’ Fabian Ruiz provon me të majtën nga jashtë zonës, topi shkon në duart e Zomer.

23’ Interi tenton të reagojë me një goditje nga këndi, topi harkohet në zonë ku Açerbi gjuan me kokë, por çon sferën mbi traversë.

20’ GOOOL PSG 2-0/ Kundërsulm perfekt i parisienëve, topi shkon te Doue në të djathtën dhe gjuajtja e tij e devijuar shkon në rrjetë pas krahëve të Zomer.

17’ Kvaratskhelia depërton në të majtën, gjen hapësirën dhe gjuan, por çon sferën shumë lart mbi traversë.

12’ GOOOL PSG 1-0/ Aksion i shpejtë i francezëve, pasimi nga e djathta i Doue gjen Hakimin i cili shënon golin e avantazhit.

11’ Dembele në të djathtën gjen hapësirë për t’u futur në qendër, gjuajtja e tij shkon në duart e Zomer.

10’ Doue ndërron krah dhe del në të majtën, gjuajtja e tij përfundon në duart e Zomer.

7’ Harkime radhazi në zonën e Interit, Markinjos fillimisht nuk ia del të devijojë me kokë e pas gjuan jashtë.

2’ Doue hyn në zonën e Interit por nuk ia del të gjejë pasimin e duhur, teksa shkakton faull ndaj Çalhanollu.

!’ Nis dueli në Mynih.

FORMACIONET ZYRTARE

PSG: Donaruma, Hakimi, Markinjos, Paço, Nunjo Mendesh, Zhoao Neves, Vitinja, Fabian Ruiz, Doue, Dembele, Kvaratskhelia. Trajner: Luis Enrike

INTER: Zomer, Bastoni, Açerbi, Pavard, Dimarko, Dumfris, Çalhanollu, Mkhitarjan, Barela, Lautaro Martinez, Turam. Trajner: Simone Inzagi

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit