Transmetuar më 31-05-2025, 19:56

Podgoricë- I riu që u plagos nga të shtënat me armë zjarri në Podgoricë, nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur më dy ditë më parë pranë kodrës së Goricës në Podgoricë. Viktima Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aliu përmes një postimi në Facebook.

Ndërkohë autori i vrasjes, 23-vjeçari me inicialet E.B dhe u vu në pranga në Podgoricë midis urave Blazov dhe Viseci, pak orës pas krimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit