

Tiranë – Një punëtor ndërtimi bie nga lartësia dhe humb jetën në “Brigada VIII”
Tiranë, 31 maj 2025 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Brigada VIII” në kryeqytet, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga lartësia gjatë punës në një objekt në ndërtim.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, viktima është shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç, me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina. Dyshohet se ai ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme teksa punonte në një pallat në ndërtim dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vend janë të pranishëm grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë.
Hetimet janë në vijim. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






