Transmetuar më 31-05-2025, 13:39

Leicester, Angli – 31 maj 2025 – Një incident i rëndë ka ndodhur të shtunën në qytetin e Leicesterit në Britani, ku një shofer përplasi katër këmbësorë me makinën e tij, duke i lënë tre prej tyre në gjendje kritike. Ngjarja ndodhi pas një grindjeje të mëparshme pranë vendit të ngjarjes.

Sipas raportimeve të SkyNews, viktimat dhe i dyshuari kishin marrë pjesë në një aktivitet privat para incidentit. Njëri prej të plagosurve ka marrë lëndime të lehta, ndërsa të tjerët janë në gjendje të rëndë në spital.

Policia britanike ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili dyshohet për shkaktim të dëmtimeve të rënda trupore me dashje dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit. Ai ndodhet në paraburgim dhe po merret në pyetje, ndërkohë që hetimet mbi rrethanat e ngjarjes janë në vijim.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes ose që disponojnë pamje apo informacione, të ndihmojnë në procesin hetimor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit