Transmetuar më 31-05-2025, 12:53

Tiranë- Kryetari i Partisë Demkratike, Sali Berisha ka lexuar sot rezolutën e IDC-CDI që rrëzon ‘11 Majin’. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Rezoluta me fakte konkrete denoncon shkeljen e parimeve ndërkombëtare të zgjedhjeve. Ndër të tjera Berisha shtoi se rezoluta e parë e paralajmëron farsën me të gjithë shëmtinë e saj ndërsa ajo e dyta bazohet në raportet e institucioneve ndërkombëtare pas zhvillimit të farsës.

"Është e vërtetë që kjo është rezoluta e dytë, e para është në tetor. Rezoluta e parë e paralajmëron farsën me të gjithë shëmtinë e saj. Rezoluta e dytë bazohet në raportet e institucioneve ndërkombëtare pas zhvillimit të farsës, dhe kjo rezolutë me fakte konkrete denoncon shkeljen e parimeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të sanksionuara në dokumente ndërkombëtare. Pra, ajo e paralajmëroi kurse kjo e denoncoi zhvillimin e kësaj farse.

Kështu ndodh dhe me rezolutën e Valencias. Ajo i ka të gjitha këto. Por rezoluta e Valencias në datën 30 prill, ishte në fund të fushatës, i kishte mbledhur elementët e fushatës. Tani kjo është pasi u zhvillua fushata, zgjedhjet, dhe faktikisht kjo konkludon siç kishte paralajmëruar se, u zhvillua në Shqipëri një farsë elektorale. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon se prozhektorët e komunitetit ndërkombëtar, të organizatave partiake politike janë non stop mbi Shqipërinë, narkoshtetin shqiptar," tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit