Transmetuar më 31-05-2025, 14:47

Pragë- Ministri çek i Drejtësisë dha dorëheqjen pas dhuratës prej 40 milionësh euro në bitcoin nga një ish-i dënuar për trafik droge për ministrinë e tij. Ministria e mori këtë shumë nga një burrë që kishte vuajtur një dënim me katër vjet burg për abuzim, trafik droge dhe posedim të paligjshëm të armëve. Ky burrë u lirua nga burgu katër vjet më parë.

Ministria më pas i shiti kriptovalutat në ankand, duke mbledhur rreth 40 milionë dollarë euro. Origjina e kriptomonedhave është e panjohur, por Blazek argumentoi se gjykatat nuk kanë provuar kurrë se ato vijnë nga aktivitet kriminal.

"Nuk jam në dijeni të ndonjë paligjshmërie. Por nuk dua të dëmtoj reputacionin e koalicionit qeverisës", tha ai në një postim në platformën X.

Autoritetet po hetojnë abuzimin me pushtetin dhe pastrimin e parave. Blazek, 56 vjeç, është anëtar i partisë së krahut të djathtë ODS të kryeministrit Petr Fiala, kreut të koalicionit qeverisës të qendrës së djathtë që nga viti 2021.

Opozita kërkoi dorëheqjen e ministrit pasi skandali u bë i ditur të mërkurën. Fiala komentoi se është i bindur se Blaze veproi "me mirëbesim" dhe se e konsideron dorëheqjen e tij "një akt përgjegjësie". Republika Çeke po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë. Lëvizja opozitare ANO e ish-kryeministrit miliarder Andrej Babis kryeson në sondazhe me rreth 30%, ndërsa ODS vjen e dyta me 20%.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit