Transmetuar më 31-05-2025, 12:02

Kapshticë – Tentoi të fuste kontrabandë dhjetëra steka cigaresh dhe ushqime, arrestohet 48-vjeçari nga Lushnja

Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë ka goditur një rast të kontrabandës me mallra që paguajnë akcizë. Gjatë kontrolleve të shtuara në hyrje të territorit shqiptar, u kap në flagrancë shtetasi S. L., 48 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, i cili po tentonte të fuste në mënyrë të paligjshme 32 steka me cigare dhe disa produkte ushqimore.

Mallrat ishin fshehur në automjetin që ai drejtonte dhe nuk ishin deklaruar, në kundërshtim me ligjin doganor.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, shtetasi u arrestua për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë”, ndërsa mallrat e konstatuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore. Policia Kufitare njofton se kontrollet do të vijojnë me intensitet në të gjitha pikat kufitare. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit