

Ángel Di Maria është rikthyer në shtëpi. Rosario Central e ka zyrtarizuar këtë lëvizje, duke shkaktuar entuziazëm jo vetëm te tifozët e klubit, por edhe të gjithë dashamirësit e futbollit në Argjentinë, të cilët do të shohin sërish një kampion të vërtetë pas plot 18 vitesh. Fantazisti 37-vjeçar rikthehet aty ku hodhi hapat e parë si futbollist, duke u shndërruar shumë shpejt në “El Fideo” që të gjithë e njohin.
Në vitin 2007 nisi udhëtimin e tij në Europë, pikërisht aty ku përfundoi; te Benfica, para se të kalonte në disa nga klubet më të mëdhenj në botë; Real Madrid, Manchester United, PSG, Juventus dhe me përfaqësuesen e Argjentinës, me të cilën arriti ëndrrën më të madhe: titullin kampion bote.

Pak orë pas firmës dhe njoftimit zyrtar, Di Maria publikoi disa foto me familjen e tij në rrjetet sociale, duke shkruar: “Çfarë bukurie të kthehesh në shtëpi! Çfarë gëzimi ta realizojmë ëndrrën tonë! Çfarë krenarie të jetojmë në Rosario tonë të dashur dhe të vesh sërish fanellën e Rosario Central tim të dashur…!
Sot është një nga ditët më të lumtura të jetës sonë. Ajo ëndërr e bukur që kishim është bërë realitet, tani më shumë se kurrë duam vetëm ta jetojmë me gëzim dhe shumë lumturi. Ju duam shumë”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






