

DURRËS- Personi që shihni në foton e mësipërme është autori i dyshuar për plagosjen e 36-vjeçarit, Arbër Goreja mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit. Është identifikuar dhe shpallur në kërkim Erkid Kazazi 30 vjeç, si autori i dyshuar i ngjarjes. Mësohet gjithashtu se Kazazi është një emër i njohur për policinë.
Plagosja e Gorejas u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën mes Shënavlashit dhe Fllakës. Goreja ka bërë me dije se është ndjekur nga një makinë tip "Ford" e cila më pas ka ndaluar paralelisht me mjetin e tij dhe ka hapur zjarr. Sipas tij ndaj tij është qëlluar 3 herë dhe ka marrë plagë në brinjë. Pas ngjarjes, ai ka arritur të shkojë vetë deri te Komisariati i Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






