Transmetuar më 31-05-2025, 11:20

Raphinha, futbollisti i Barcelonës, ka folur me superlativa për Lamine Yamal, shokun e tij të skuadrës, duke vënë në dukje potencialin e jashtëzakonshëm të talentit spanjoll. Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, braziliani deklaroi: “I them Lamine se gjithçka varet nga ai. Nuk ka limite, mund të arrijë kudo që dëshiron”.

28-vjeçari nga Porto Alegre theksoi se ka një lidhje të veçantë me Yamal dhe se i ka bërë të qarta pritshmëritë ndaj tij: “Kam folur me të dhe ia kam shpjeguar shumë qartë. Varet vetëm nga ai. Ka cilësi, përkushtim dhe punon mirë. Ajo që bën në fushë e shohin të gjithë. Për mua, nuk ka limite. Nëse dëshiron të arrijë majat, do ta bëjë me lehtësi”.

Raphinha komentoi edhe sezonin e tij personal me fanellën blaugrana: “Nuk i prisja këto statistika. Ka qenë sezoni më i mirë i jetës sime”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit