

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Kukës–Milot, në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”.
Sipas informacionit paraprak, automjeti me drejtues shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur një këmbësor, M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.
I dëmtuari është transportuar në gjendje të rëndë për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale për sqarimin e rastit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






