

Shijak – Finalizohet operacioni “Double”: arrestohet 30-vjeçari, në kërkim babai i tij
Policia e Shijakut ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double”, i cili kishte si qëllim ndalimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri pa leje dhe përbëjnë rrezik për sigurinë publike.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Saimir Sefaj, 30 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim babai i tij, Shefqet Sefaj, 54 vjeç. Të dy dyshohet se mbanin në banesën e tyre në Maminas një arsenal armësh.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak sekuestruan një kallashnikov, një pistoletë, 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.
Policia po vijon punën për kapjen e 54-vjeçarit. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






