Transmetuar më 31-05-2025, 08:25

Trajneri i PSG, Luis Enrique, i pranishëm në “Sky Sport” në prag të finales së Ligës së Kampionëve kundër Interit, shprehu gjithë kënaqësinë për arritjen në këtë moment të rëndësishëm. Këto janë deklaratat kryesore të tij: “Jemi shumë me fat që kemi mundësinë të luajmë ndeshjen më të madhe të mundshme. Jam krenar që kam arritur deri këtu me PSG. Do të përballemi me një skuadër tjetër të madhe”.

Për Interin: “Është pak ndryshe të përballesh me një skuadër si Interi, që luan me dy sulmues të mirëfilltë. Objektivi ynë është ta çojmë ndeshjen në hullinë tonë, aty ku besojmë se jemi më të fortë. Duhet ta mbajmë topin, kjo është thelbësore. Duhet të vazhdojmë të luajmë ashtu si kemi bërë deri tani”.

Për kritikat ndaj Donnarumma: “Kur dikush luan në nivelet më të larta duhet ta dijë se do të kritikohet më shumë. Gigio e di, është një lojtar dhe njeri me përvojë. Jemi të kënaqur me të, si me të gjithë lojtarët e tjerë të skuadrës”.

Mbi dëshirën e PSG-së për ta fituar Ligën e Kampionëve: “Ky trofe i mungon klubit. Ka pritshmëri dhe presion, por edhe vetëdije”.

Për të rinjtë, që nuk ka frikë t’i aktivizojë: “Të rinjtë e mi janë gjithsesi me përvojë, sepse kanë luajtur shumë ndeshje. Përvoja fitohet duke luajtur. Unë nuk kam pasur kurrë frikë t’i aktivizoj të rinjtë. Më pëlqen që të luajnë më të mirët”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit