

Simone Inzaghi foli në prag të finales së Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Interit, e cila do të luhet sonte në Mynih: “Kam një ndjesi të mrekullueshme, të luash në finale të Ligës së Kampionëve është ëndrra e çdo lojtari dhe trajneri. Pas dy vitesh kemi mundësinë të jemi sërish në finale, do ta luajmë me gjithë forcat tona”.
A do të nevojitet një qasje ndryshe nga ajo në Stamboll?
Finalja e dy viteve më parë mund të na ndihmojë t’i qasemi në mënyrën e duhur duelit me PSG, jemi përgatitur mirë. Nuk duhet të kemi obsesione, kemi punuar më në fund me të gjithë grupin e plotë. Më pas çdo episod do të jetë vendimtar.
Jeni sërish këtu, në Mynih, pasi keni fituar ndaj Bayernit…
E dimë që ka qenë një rrugëtim shumë i vështirë dhe plot me pengesa. Eliminimi i Bayernit na dha shtytjen për të kaluar më pas edhe Barcelonën. Kemi mbërritur në finale me shumë bindje. Tani na mungon vetëm hapi i fundit.
Pse mund ta fitoni këtë finale?
Për shkak të rrugës që kemi bërë, për çfarë kemi dhënë, për sa shumë e kemi dashur këtë gjë.
Çfarë përfaqëson personalisht për Simone Inzaghin kjo finale e dytë Champions-i?
Është burim krenarie e madhe, kam fatin të punoj në një klub të mrekullueshëm. Djemtë gjithmonë më kanë dhënë gjithçka që kishin. Kemi fituar, kemi humbur, por gjithmonë me këtë përkushtim të fortë.
A mund të bëjë kjo diferencën për të ardhmen?
Pa dyshim, por përpara gjithçkaje kemi një dëshirë të madhe për ta luajtur këtë ndeshje. Mendojmë vetëm për finalen.
A mund të ndikojë rezultati në të ardhmen tënde personale?
E kam thënë disa herë, jam mirë në këtë klub, kam gjithçka që dua për të bërë mirë dhe për të pasur kënaqësi këtu.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






