

SHBA- CEO i Tesla-s dhe aleati i ngushtë politik i Trump, Elon Musk u shfaq me një mavijosje të dukshme mbi syrin e djathtë gjatë konferencës së tij të lamtumirës për shtyp me Donald Trump në Zyrën Ovale. Biznesmeni miliarder u zbuloi gazetarëve se djali i tij pesëvjeçar, i quajtur "X", ishte ai që shkaktoi mavijosjen. Kur presidenti amerikan u pyet për mavijosjen, ai deklaroi se nuk e kishte vënë re, edhe pse është më se e dukshme.
“I thashë, ‘Hajde, më godit në fytyrë’, dhe ai e bëri”, u tha Musk gazetarëve.
Mediat sociale u mbushën me komente nga njerëz që pyesnin se çfarë i ndodhi miliarderit: "A e di ndokush pse Eloni ka një sy të nxirë? Pse është i mavijosur syri i djathtë i Elon Musk?"
Takimi ndodhi vetëm disa orë pas publikimit të një raporti në New York Times se Musk dyshohet se përdori një kombinim drogash gjatë fushatës zgjedhore. Ai i mohoi kategorikisht raportet, duke nisur një sulm ndaj gazetës. Nga ana e Trump, ai deklaroi se askush nuk mund t’i besojë gazetës Times.
Gjatë ceremonisë së lamtumirës, Trump e falënderoi Musk për mandatin e tij në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), i cili zgjati pesë muaj. Vetë Musk tha se largimi i tij nuk është fundi i DOGE, ekipi i të cilit do të forcohet gjithnjë e më shumë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






