

Tiranë – Policia e Shtetit ka sqaruar se alarmi për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e hotelit “Plazza”, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rezultuar i rremë.
Pas njoftimit të marrë mbrëmjen e sotme rreth orës 19:35, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere kryen një kontroll të plotë të zonës.
Sipas informacionit zyrtar, gjatë verifikimeve nuk është konstatuar asgjë e jashtëligjshme, ndërsa situata është kthyer në normalitet.
Policia ka evakuuar menjëherë hotelin dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e qytetarëve.
Ndërkohë, po vijojnë hetimet për të identifikuar personin që dha njoftimin, si dhe për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me një alarm të rremë apo ndonjë tentativë për prishje të rendit dhe qetësisë publike. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






