Transmetuar më 30-05-2025, 21:39

Tiranë- Detaje të reja janë bërë me dije nga alarmi për bombë te hotel "Plaza" në qendër të Tiranës.

Policia thotë se rreth orës 19:35, në Sallën Operative ka telefonuar një punonjëse e stafit të hotelit në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

"Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit. Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin", njofton policia.

Zona është parë e rrethuar, ndërsa jashtë ambienteve në rrugë kanë dalë edhe disa prej klientëve të hotelit, mesa duket pas dhënies së alarmit. Sipas informacioneve, alarmi për bombë është dhënë për vendosje të mjetit shpërthyes në parkingun nëntokësor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit