Transmetuar më 30-05-2025, 20:22

Durrës, 30 maj 2025 – Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në zonën e Fllakës në Durrës. Viktima është identifikuar si Arbër Gorgea, i cili është qëlluar me armë zjarri dhe ndodhet aktualisht në Spitalin Rajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në rrethana ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Ende nuk dihen autorët apo motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje.

Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit