Transmetuar më 30-05-2025, 20:00

Podgoricë- Një 23-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet malazeze pasi dyshohet se ka plagosur mbrëmë një bashkëatdhetar të tij pranë kodrës së Goricës në Podgoricë.

I riu u identifikua me inicialet E.B dhe u arrestua në Podgoricë midis urave Blazov dhe Viseci.

Bgjarja është regjistruar si tentativë vrasjeje dhe ndodhi mbrëmë rreth orës 21:45 në Podgoricë në dëm të shtetasit të Republikës së Shqipërisë, B.K. Policia bllokoi zonat e menjëhershme dhe vendosën kontroll të shtuar në pikat kufitare.

Departamenti i Policisë shtoi se për të ofruar mbështetje për Qendrën Rajonale të Sigurisë “Qendra”, janë vënë në dispozicion oficerë nga Sektori i Parandalimit të Krimit, si dhe anëtarë të Njësisë Speciale të Policisë. Thuhet se policia në një bllokadë më të gjerë të zonës e lokalizoi, izoloi dhe identifikoi autorin e këtij akti kriminal në kanionin e lumit Moraça, midis urave Blazov dhe Viseci”.

“Shtetasi shqiptar E. B, 23 vjec, u privua nga liria, i cili përveç dokumenteve të udhëtimit të Shqipërisë, zotëronte edhe dokumente udhëtimi të Kosovës”, tha policia. Ata raportuan se i plagosuri B. K u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKKM) për ndihmë mjekësore, ku u morën masa urgjente kirurgjikale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit