Transmetuar më 30-05-2025, 17:31

ITALI- Prokuroria e Foggia-s në Itali ka kërkuar burg të përjetshëm me izolim gjatë ditës për 47-vjeçarin shqiptar. Taulant Malajn, akuzohet për vrasjen e dy personave dhe tentativën e vrasjes së një tjetri gjatë masakrës tragjike që ndodhi më 7 maj, dy vjet më parë në komunën e Torremaggiores.

Sipas Prokurorisë italiane Malaj dyshohet se ka vrarë me thikë 51-vjeçarin Massimo De Santis, i cili besohet të jetë i dashuri i gruas së të pandehurit, dhe vajzës së tij Jessica, vetëm 16 vjeçe, e cila ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj. Gruaja u plagos rëndë në sulm.

Gjatë fjalës përfundimtare të prokurorisë, e cila zgjati pak më shumë se dy orë, prokurorët analizuan në detaje motivet dhe qëllimin e vrasjes, duke përjashtuar çdo element që mund të dobësonte ose shmangte përgjegjësinë e të pandehurit.

Ndër provat kryesore janë videot e skenës të shfaqura në sallën e gjyqit në fillim të gjyqit në të cilat Malaj merr përsipër dhe pretendon përgjegjësinë për veprimin ndëshkues.

“Shikoni atje, unë vrava, e bëra vetëm”, dëgjohet burri të thotë në pamjet filmike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit