

Edmond Gjoci, 39 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Tuoro sul Trasimeno (provinca Perugia), humbi jetën mëngjesin e sotëm pasi u përplas nga një automjet në rrugën rajonale 71, në zonën Il Riccio, në territorin e komunës Cortona (Arezzo).
Sipas të dhënave paraprake, Edmondi – baba i një vajze – po priste një koleg për t’u nisur drejt vendit të punës kur u godit nga një makinë e drejtuar nga një 19-vjeçar i zonës, i cili sapo kishte marrë patentën. Aksidenti ndodhi në orën 07:44 të mëngjesit.
Sipas konstatimeve të para të karabinierëve, i riu ka humbur kontrollin e mjetit për shkaqe ende të paqarta. Testi i alkoolit ka rezultuar negativ.
Ndihma e shpejtë mbërriti me autoambulancë, automjek dhe helikopter, por për Edmond Gjocin nuk pati më asgjë për të bërë – ai kishte ndërruar jetë në vendngjarje.
Aksidenti shkaktoi ngadalësim të qarkullimit në zonë. Hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes janë në vijim. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






